FOTOLAJM/ Ja si përpunohet
kanabisi nga gratë e Lazaratit

FOTOLAJM/ Ja si përpunohet<br />kanabisi nga gratë e Lazaratit
TIRANË – Për herë të parë një media e huaj publikon pamje të përpunimit të kanabisit në fshatin e njohur si “republika e drogës”, Lazarat.
 
Me përpunimin dhe tharjen e bimëve, siç duket edhe nga fotografitë, merren gratë e fshatit që për hir të së vërtetës, duken që i kanë duart e arta.
 
Është për të pasur zili puna e tyre në tharjen e gjetheve të kanabisit, me një rregullsi si ajo që mbahet për tharjen gjetheve të duhanit.
 
Fotografitë e publikuara nga “Deutsche Welle” janë shoqëruar me komentin e mëposhtëm.
 
DW: "FSHATI I MARIHUANES NE SHQIPERI"

"Fermerët, në një fshat malor në Shqipërinë jugore, korrin rreth 900 ton kanabis çdo vit me një vlerë tregu të llogaritur nga 4-5 miliardë eurosh, edhe pse kultivimi i kanabisit atje është i paligjshëm.

Fshatarët e Lazaratit e mbrojnë veten e tyre duke i kërcënuar të huajt me armë.
 
Për vite të tëra, strukturat e ligjit me zor kanë ndërmarrë ndonjë hap për të parandaluar kultivimin e marihuanës.
 
Thuhet se kontrollin e tregtisë së saj e kanë rrjetet kriminale shqiptare dhe italiane, të mbrojtura në shumicën e rasteve nga gjyqtarë dhe politikanë kundrejt parave të paguara në dorë.
 
Një ekip kameramanësh nga “Journal Evropian” ka qenë ndër të parët që janë lejuar të hyjnë në këtë fshat."

marijuane 
lazarat
(Pamjet e publikuara nga Deutche Welle)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim