FOTO-LAJM/ Kastriot Çipi shkel ligjin, pi cigare në sallën e Këshillit Bashkiak

FOTO-LAJM/ Kastriot Çipi shkel ligjin, pi cigare në sallën e Këshillit Bashkiak

Kastriot Çipi duke pirë cigare ne mbledhjen e keshillit bashkiak te Tiranes

Artistët protestuan sot jashtë ambienteve të bashkisë së Tiranës, teksa po mbahej mbledhja e këshillit. E ndërsa jashtë ndodheshin artistë dhe anëtarë të Shoqërisë Civile, brenda në sallë ishin disa përfaqësues të aktorëve, mes tyre Kastriot Çipi.

Por, kreu i shoqatës së artistëve, Kastriot Çipi, ka shkelur ligjin, duke pirë cigare në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pasi hyri për të ndjekur mbledhjen e sotme, Çipi ka ndezur cigaren në mjediset e një institucioni publik, ndonëse në sallë ishin vendosur dukshëm tabelat që ndalojnë pirjen e duhanit.

Artistët pretendonin se në mbledhjen e sotme do të kalonte vendimi që i hapte rrugë shembjes së teatrit, por nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado sqaroi se asnjë prej projektvendimeve që ishin në rendin e ditës të Këshillit Bashkiak nuk kishte të bënte me truallin e Teatrit Kombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje