Këngëtari i muzikës popullore Ylli Baka u përmend gjatë përgjimeve nga banda e drogës së Habilajve, ndërsa përpos kësaj ai shfaqet edhe në një foto me shefin e Pikës Kufitare në Dhërmi dhe Moisi Habilajn.

Sikur duket në foto, këngëtari Ylli Baka është në krah të vëllezërve Habilaj dhe shefit të kufirit të Dhërmiut në një drekë. Ndërsa gjatë përgjimeve ambientale të kryera si në Itali ashtu dhe Shqipëri, dy prej anëtarëve të bandës së trafikantëve të drogës, që drejtohej nga Moisi Habilaj, flasin edhe për këngëtarin Ylli Baka.

Trafikantët thonë për këngëtarin se është përdorues droge “si gjithë të tjerët”. Përgjimet janë kryer në bordin e një makine tip BMË 320 me targë BZ140RJ që drejtohej nga Maridian Sulaj dhe pasagjer ishte Mariglen Alimuçaj, që siç dallohet nga zëri, duket që është tërësisht i dehur. Maridian Sulaj dhe Mariglen Alimuçaj thonë se Moisi Habilaj merr drogë, por shume rrallë.

ylli baka

Këngëtari Ylli Baka në foto me shefin e pikës së kufirit të Dhërmiut dhe vëllezërit Habilaj

dy.b/shqiptarja.com