Prej dy javësh, kandidati i Sali Berishës, Bardh Spahia u kërkon voton shkodranëve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Spahia ka premtuar gjatë fushatave elektorale se do të punojë për zhvillimin e qytetit të Shkodrës, por nga një kërkim rezulton se Bardh Spahia nuk voton dot as për veten e tij. Spahia rezulton banues në Tiranë e për rrjedhojë ai dhe familja e tij nuk votojnë dot në Shkodër.
Në garën e 6 marsit, Bardh Spahia ka përballë kandidaten e PS-së Majlinda Angonin dhe kandidatin e PD-së, Xhemal Bushatin.