Një kontratë e dyshimtë mes pronarit të magazinës ku ishte vendosur laboratori dhe një shtetasi Aleksandër Nasufi, ende i paidentifikuar, është sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas kontratës të përpiluar në 13 nëntor 2014, përpara noteres Alma Limani, Klemend Dalipi dhe Aleksandër Nasufi, kanë rënë dakort që kundrejt 300 mijë lekëve të vjetra, Nasufi të merte magazinën në përdorim për një periudhë 3 vjeçare, pra deri në 13 nëntor 2017.

Për prokurorinë e Krimeve të Rënda, shtetasi Aleksandër Nasufi me të dhënat e paraqitura në kontratën e noterisë nuk ekziston në shqipëri, dhe për pasojë është urdhëruar prokuroria e Elbasanit që të verifikojë me imtësi procedurat e lidhjes së kësaj kontrate. Nga verifikimet në rregjistër, del se ekziston një shtetas me emrin Aleksandër Nasufi , por ky është me ditëlindje të vitit 1999 dhe jo me 1967 siç është shkruar në kontratën noteriale.

dokumenti

Redaksia Online
(shqiptarja.com)