TIRANË - Një frymë bashkëpunimi është ndjerë në Tiranë jo vetëm në ditën e parë të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në vendin tonë por edhe gjatë mbajtjes së Forumit Ekonomik të Vienës në kryeqytetin shqiptar, i cili ka mbledhur kryeministrat e Rajonit.
 
Gazetaret e televizionit A1 Report Joniada Koçi e Antonio Çakshiri kanë fiskuar momentin kur në nisje të Forumit në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet, kryeministrat Vuçiç dhe Mustafa kanë shkëmbyer duart me njëri-tjetrin, e jo vetëm kaq! Dy krerët e qeverive shihen mjaft të qeshur teksa përshëndesin njëri-tjetrin.
 
Ne nje prononcim per A1 Report referuar shtrëngimit të dorës Mustafa tha se tashmë marrëdhënia mes tyre është normalizuar dhe se e rëndësishme është që të ulen në bisedime për të zgjidhur çështje që i ndajnë.  

Në fokus të forumit u vendosën aspiratat e përbashkëta të popujve të Ballkanit Perëndimor për tu integruar në Bashkimin Evropian, e në këtë kontekst u vlerësua se vendet e Rajonit duhet të rrisin bashkëpunimin mes tyre në përshpejtim të këtij procesi. 

vucic mustafa

vucic mustafa

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)