TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka përcjellë ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Me një foto të postuar në Facebook Rama ka përshëndetur ambasadorin e Sequin, të cilit i mbaroi mandati.
"Udhë të mbarë Ettore Sequi!"- Sot mbylli detyrën në Shqipëri ambasadori i BE, Ettore Sequi, një diplomat i rafinuar dhe një mik i sinqertë i Shqipërisë, i cili nga nesër do të shërbejë si Drejtori i Kabinetit të Ministres së Jashtme të Italisë, Federica Mogherini. - shkruan kryeministri në Facebook.
Ettore Sequi largohet zyrtarisht nga Shqipëria për të filluar punë si shef kabineti i Ministres së Jashtme të Italisë. Sequi gjatë një fjalimi emocionues në një takim që zhvilloi dje me miqtë e tij shqiptar, tha se edhe nga italia do të mbështesë integrimin e BE.

Redaksia online
(aç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com