Fotolajm/  Kur kutia e votimit
zëvendësohet me një akuarium

Fotolajm/  Kur kutia e votimit<br />zëvendësohet me një akuarium
Partia Demokratike ka nisur procesin zgjedhor edhe në Tiranë, në zonën më e mdhe të vendit, që çon në parlament 32 deputetë është organizuar në një formë të re.
 
Por ajo që tërheq më shumë vëmendje janë disa foto të publikuar në rrjetin social Facebook të selisë blu. Siç e shikon dhe në këtë foto kreu i PD-së Lulzim Basha voton në një akuarium.

Arsyeja ende nunk dihet, por ose Lulzim Basha kërkon transparencë të plotë, ose kjo foto tregon një mungesë serioziteti për të proces që vet Basha ka theksuar se do shërbejë për ringritjen e partisë. Dhe si për me thjesht kutitë ku anëtarët e PD do të hidhnin votat e tyre janë zëvendësuar me këtë akuaruim të vogël.

Tani Tirana nuk do të ketë më 1 kryetar, por do të ketë 11 të tillë, një për secilën njësi bashkiake, pasi sipas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, kjo mënyrë e ndryshme e riorganizimit pritet të jetë më efikase në raport me marrëdhëniet me qytetarët.

basha akuariumi

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni