Një leopard i uritur kaloi disa orë paniku, pasi i ngeci koka brenda një qypi, ndërsa po kërkonte për mbetje ushqimi. Krijesa e gjorë nuk mund të shihte asgjë dhe nuk dinte në cilin drejtim të kthehej.
leopard
Ai e mbajti poçin në kokë për 6 orë dhe rrinte komplet i ngrirë e i paralizuar pasi ishte i tmerruar. Vendasit në fshatin Rajsthan, Indi u përpoqën ta lirojnë leopardin, por u desh ndërhyrja e forcave të policisë pyjore që macja e madhe të qetësohej dhe të shpëtohej.
leopard
Pas këtij aksioni leopardi u lëshua përsëri në natyrë.
leopard
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)