LEZHË - Zbukurimet për festat e fundvitit të rrugëve dhe shesheve kryesore në Lezhë janë një element i përvitshëm, por mënyra sesi realizohen ato janë amatoreske dhe të rrezikshme.

Vendosja e shiritave dhe elementeve zbukurues në pemën e Vitit të Ri kryhet duke rrezikuar jetën e punonjësve.

Një puninjës është ngjitur në pemë pa asnjë element sigurie, por i kapur tërësisht pas trungut. 

Mesa duket, punonjësit nuk janë të interesuar për këtë fakt, por e vetmja gjë që i intereson është fakti që kur Kryetari i Bashkisë të shkelë çelësin e ndezjes së dritave, gjithçka të jetë gati.

zbukurimet e pemes ne lezhe
(Foto: Punonjësi i bashkisë duke zbukuruar pemën për festat e fundvitit)


(v.gj/shqiptarja.com)