Fotolajm/ Liderët e Kosovës më 
në fund bashkë, i mbledh Jahjaga

Fotolajm/ Liderët e Kosovës më <br />në fund bashkë, i mbledh Jahjaga
PRISHTINË - Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj janë takuar për të dytën herë brenda 24 orëve të fundit. Njëherë në një lokal në Prishtinë me ftesë të Ambasadës Amerikane, ndërsa, sot në Darkën e Lamës e organizuar nga Presidentja Atifete Jahjaga.

Ndryshe, prej përfundimit të zgjedhjeve s’ka pasur takime të liderëve të partive tjera me Kryetarin e PDK’së, Hashim Thaçi.
 
Në anën tjetër, LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje janë bërë bashkë për të formuar institucionet por s’po mund ta marrin pozitën e Kryeparlamentarit pasi kjo pozitë me Kushtetutë po i takon vetëm partisë më të madhe, PDK’së.
 
Ende nuk dihet nëse ky takim do të shërbejë për tejkalimin e bllokadës politike, e cila po rrezikon të rrëshqasë edhe në krizë financiare për Shtetin e Kosovës./Gazetaexpress/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot