TIRANË- Sali Berisha po përdor të gjitha mjetet "në luftë" e tij përballë Lulzim Bashës.

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga Kuvendi i thirrur prej tij në 11 dhjetor, Sali Berisha u ka nisur një mesazh delegatëve të partisë ku i fton që të marrin pjesë në Kuvendin që sipas tij do të ringrejë PD-në.

"I/E dashur delegat/e i Kuvendit historik të rithemelit të Partisë Demokratike. Duke ju përcjellë përshëndetjet më të përzemërta dhe mirënjohjen e pakufishme për kontributin tuaj për Partinë Demokratike, ju ftoj që të merrni pjesë në ditëlindjen e saj në datën 11 dhjetor në Kuvendin Historik të PD-së dhe të firmosi me votën tuaj në këtë Kuvend rithemelimin e kësaj partie dhe njëherazi të pluralizmit politik në Shqipëri! Miqësisht Sali Berisha", është mesazhi që iu është dërguar delegatëve të partisë nga Sali Berisha.

Ndërkohë, teksa na ndajnë vetëm 4 ditë nga Kuvendi, "Foltorja" ka publikuar spotin. Është Floriana Garo, ajo e cila nis mesazhin, duke e cilësuar këtë ditë si rithemelimin e PD.

"11 dhjetori është dita historike e rithemelimit të Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri," shprehet Garo.

Në spot janë përfshirë gjithashtu edhe mesazhet e delegatëve të tjerë.

"Dita që do rikthejë PD-në në shtëpinë e lirisë."

"Bëj një pushim", Instagram njofton ndryshimet e reja

"Dita që do rikthejë vlerat tradicionale konservatore, patriotizmin, liritë e individit dhe dinjitetin njerëzor."

"Dita që do garantojë mendimin ndryshe përmes fraksioneve."

"Dita që do sigurojë vendimmarrjen e anëtarësisë përmes votës së lirë."

Në fund, spoti mbyllet me mesazhin e Berishësn,  i cili thotë se në 11 dhjetor me votë do firmoset për të ardhmen. Duket sikur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare, por jo! E ka fjalën për Kuvendin e thirrur prej tij.

"Në 11 dhjetor me votën tuaj ju firmosni për të ardhmen tuaj, të fëmijëve tuaj dhe të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë!"

Mesazhi i Sali Berishës dërguar demokratëve