Një aksident rrugor ka ndodhur në Mamurras pasditen e kësaj të Enjte, ku një kamion i ka prerë rrugën një makine dhe si pasojë kjo e fundit ka përfunduar poshtë tij. Mesohet se nga aksidenti në autostradën Lezhë- Tiranë ka mbetur i lënduar drejtuesi i makinës, i cili është jashtë çdo rreziku.
Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar për mrekulli nga ky aksident i fortë ndërsa ka marrë mjekim nga ambulanca në vendin e ngjarjes.
Gazetari i Report Tv, Antonio Çakshiri ka sjellë foto nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.
Komento