Tashmë operacionet kundër krimit dhe çështjet e trafikut në rrugë do të ndiqen live nga salla operative e Policisë së Shtetit. Kjo vjen përmes risisë në makina e policisë ku në fenelinat e saj janë vendosur kamera.

Në foton e makinë së policisë që sjell Report Tv janë 4 kamera të vendosura në fenelinat e makinës.

Nuk dihet ende numri i saktë i makinave që do të jenë me kamera, ndërsa policia po sofistikohet me mjetet e saj ku pak më para u prezantuan dhe makinat inteligjente për monitorimin e shkeljeve të qarkullimit rrugo të mjeteve, ku gjoba shoferëve do u dërgohet në shtëpi.