TIRANË - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e ka mbajtur fjalën e dhënë se në zyrën e tij do të mbajë foton e Ismail Qemalit dhe atë të presidentit, Bujar Nishani.
Zyra e shtypit e Kuvendit, ka shpërndarë një fotot të kryeparlamentarit Meta me ambasadorin e Kuvajtit, ku shikohen qartë se në zyrën e tij të punës janë vendosur portretet e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe të Kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali.
Vetë Meta, pak ditë pas marrjes së detyrës deklaroi se, do ti mbante të dyja fotografitë në zyrën e tij, edhe pse ai kur kishte hyrë në zyrë nuk e kishte gjetë fotografinë e Presidentit Bujar Nishani.

(Në foto: Portretet e Ismail Qemalit dhe Nishanit ne zyrën e Metës)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com