Këto imazhe të pabesueshme janë marrë nga fotografi italian Cristiano Ostinelli, i cili kaloi kohë me fisin e çuditshëm dhe të frikshëm njëkohësisht, për të zbuluar më shumë për mënyrën e tyre të jetës.

Anëtarët misteriozë të fisit jetojnë në varreza dhe si pjesë e ritualeve të tyre përfshihet përdorimi i kafkave njerëzore për të pirë, përtypja e kokave të kafshëve të gjalla dhe meditimi mbi kufoma, gjithnjë në kërkim të ndriçimit shpirtëror.

Ata jetojnë mes vendeve ku digjen kufomat në Indi-ku zoti Shiva dhe perëndesha Kali Ma thuhet se banojnë dhe ushqehen me atë që të tjerët hedhin poshtë.
Trupat shpesh digjen dhe pastaj hiri i tyre shpërndahet në lumin e shenjtë Ganges, por disa trupa asgjësohen pa djegie. Murgjit Aghori besojnë se mishi dhe gjaku janë kalimtarë dhe se trupi është në fund të fundit i parëndësishëm. Ata e zhvillojnë dhe e ruajnë këtë nocion, përmes zakonit të tyre të jetesës në varreza, duke e rrethuar veten me vdekje dhe shkatërrim.
Njerëzit e Aghori shpesh vijnë vërdallë lakuriq. Kjo inkurajon shkëputjen, nga ajo që ata e shohin si “iluzionet tokësore” dhe tregon trupin e njeriut në formën e tij më të pastër.

Aghori-t e sotëm rrënjët e tyre i lidhin me puritanin e shekullit të 17 –Baba Kinaram, i cili thuhet se ka jetuar deri në moshën 170 vjeç.
Marrë nga//ATSH
Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)

FOTO











