TIRANE - Abasadori i SHBA-së në vendin tonë Aleksandër Arvizu si dhe ambasadori gjerman Hellmut Hoffman, kanë zgjedhur të shohin së bashku ndeshjen e Botërorit “Brazil 2014” ndërmjet Gjermanisë dhe SHBA-së, në një nga lokalet e kryeqytetit.
Diplomatëve u është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama, për të ndjekur të gjithë së bashku këtë ndeshje. Në një foto të publikuar nga vetë ambasada amerikane në Facebook, shihen të tre personalitetet tekas shijojnë emocionet e kësaj ndeshje, ndërsa nuk dihet se për kë bën tifo, kryeministri Rama duke ditur se ekipi i tij i zemrës, Italia, është eleminuar pak ditë më parë nga kjo kupë bote.
Gjithashtu në foto dallohet se në krah të tyre, qëndron ulur në një tavolinë tjetër edhe deputeti socialist Taulant Balla.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com