Në krye të protestave të pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës është Aleksandër Petre, ish Kandidat për deputet i partisë Lëvizja për Ndryshim që krijoi Jozefina Topalli.

Pas rikthimit të kësaj të fundit në PD bashkë me Berishën, duket se dhe Petre e ka ndjekur nga pas.  Pas thirrjes së Berishës për protesta, në krye të fakulteteve janë ngritur pedagogët që janë dhe në strukturat e PD-së. Tek Artet në krye qëndron Ardian Isufi që është anëtar Këshillit të PD-së, tek Bujqësori vetë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa tek Politekniku qëndron Bislim Ahmetaj që drejton Grupin e Dhjetorit në PD.

Personi i cili drejton grevën e pedagogëve tek Fakulteti i Mjekësisë është Erges Eskiu, një militant i Partisë Demokratike, ndërsa tek ekonomiku Ilirjana Kuçani, anëtare e Këshillit Kombëtar dhe  Mirdaim Axhamit militant i PD. Ndërkaq, kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi i cili drejton grevën e pedagogëve është një ish-zyrtar i lartë i SHIK në kohën e Bashkim Gazidedes, të cilën e ka fshirë nga biografia e tij. Ai ka punuar si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998.

Më pas u risoll nga Visho Ajazi në SHISH pas vitit 2005 si drejtor i sektorit të analizës. Kovaci njihet si një mbështetës i zjarrtë i Berishës, por nëse shikon CV e tij si pedagog i Shkencave të Natyrës shikon se ai ka vënë në CV vetëm periudhën kur ka punuar në SHISH pasi kanë ardhur socialistët në pushtet, për të fshehur të shkuarën e tij si zyrtar i kohës kur SHIK ishte një instrument politik.