Olta Gixhari është shquar gjithnjë për trupin dhe format e kolme, por disa fotografi të publikuara disa ditë më parë, tregonin aktoren seksi jo dhe aq në formë. 29-vjeçarja ishte fotografuar në plazhin e Dhërmiut dhe fotografitë ishin provë e gjallë që aktorja kishte nevojë për pak tonifikim.
Gixhari e ndjeu të nevojshme të reagonte në rrjete sociale pas publikimit të 'provave', duke pozuar me barkun e ekspozuar pranë 'shoqeve të saj' siç i ka quajtur ajo lopët dhe dhitë.
Olta momentalisht po pushon në fshatin Lin në Pogradec me motrën dhe babain e saj. Ajo u përpoq të ironizonte me humor komentet rreth trupit të saj dhe çdo fotografie i bashkangjiti hashtagun 'no photoshop', ndërsa dukej dukshëm në formë më të mirë sesa në fotografitë që i ishin shkrepur 'mbrapa shpinës'.
Sidoqoftë bukuroshja e teatrit shqiptar mund të duket edhe më mirë se kaq.

Redaksia Online
(m.po/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com