Padyshim që vizita e Kreut të Vatikanit në New York do të mbahet mend gjatë për shumë arsye, por kjo foto e cila po bën xhiron e botës do të mbetet në kujtesën e të gjithë përdoruesve të internetit.

Një erë e lehtë dhe momenti i duhur i shkrepjes së fotos kanë krijuar këtë foto fantastike, ku manteli i bardhë i Papës ka fluturuar.

papa

Megjithatë duhet thënë që ky nuk është incidenti i parë i Atit të Shenjtë gjatë një dite me erë, në vizitat e tij nëpër botë.

Edhe në këtë foto, era i ka marrë mantelin Papës, duke i mbuluar fytyrën, gjatë vizitës së tij në Havana.

papa


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)