Sipas Revistës Time, Papa i ri tërhoqi vëmendjen brenda një kohe të shkurtër.
Papa Françesku e ka vendosur veten në qendër të bisedimeve dhe bëri thirrje për një kishë që shëronte plagët. Sipas Revistës “Time”, Papa Françesku është zëri i ri i ndërgjegjes.
(Në foto: Faqja e parë e revistës Time me foton e Papa Françeskut)
Papa Françesku, mban vendin e parë, duke lënë pas presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka mbajtur vendin e parë në vitin 2008-të dhe vitin 2012-të.
Gjithashtu mbetën pas edhe bashkëpunëtori i Agjencisë amerikane të sigurisë Edward Snowden, këngëtarja Miley Cyrus, presidenti i Iranit Hassan Rohani dhe administratori i Amazon Jeff Bezos.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com