Thirrje raciste, me vdekje, djegia e flamurit të NATO-s dhe dhunë ndaj lojtarëve të kombëtares. Tifozët serb, mbrëmjen e së martës nuk jan mjaftuar me kaq. Këta të fundit kanë djegur dhe fanellën e mesfushorit Valdet Rama. Autorët, përtej këtij gjesti anti-sportiv, kanë dashur dhe të fotografohen të vetëkënaqur, në shkallët e “Partizanit të Beogradit”, me fanellën ndër duar.

Nëse mund t’i shtohen nota komike ngjarjes, e gjithë fryma anti-shqiptare serbe, të martën, ka qenë një çështje anti-Rama. Duke patur parasysh këtu dhe “thrilerin e Beogradit”, ku një zyrtar i lartë serb ka përfshirë të vëllain e Kryeministrit Rama, Olsi Rama, si pilot të dronit që valëviti “Shqipërinë e Madhe” mbi stadiumin e Partizanit.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com