Menjëherë pas dhënies së vendimit nga ana e Gjykatës së Apelit, ku e shpalli të pafajshëm kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, ky e ka festuar lirinë me skaf në liqenin e Kukësit.

Siç shihet edhe në këto foto të cilat Mziu i ka postuar në rrjetin faqen e tij në Facebook, Mziu duket se ka marrë një skaf dhe ka eksploruar basenin ujëmbledhës të hidrocentralit të Fierzës dhe florën e faunën që të ofron kjo zonë.

Sigurisht që Mziu ka qenë i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, por edhe në këtë rast ai nuk ka harruar të bëjë edhe gjestin e demokratëve atë të ngritjes së dy gishtave, ndoshta duke lënë të kuptohet se ai po e shijon akoma më shumë lirinë e fituar.

mziu

mziu

mziu

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)