FOTOLAJM/ Pas raportimit në Report Tv, ARRSH merr menjëherë masat, mbush gropat dhe vendos sinjalistikën në 'rrethrrotullimet e rrezikshme'
4 rrethrrotullime në 25 kilometra rrugë në autostradën Rrogozhinë-Lushnje janë kthyer prej disa ditësh në burim aksidentesh për shkak të punimeve në rrugë pa asnjë tabelë sinjalizuese apo devijim trafiku.
Gjendja e rrugëve dhe punimet
Redaksia 19 Maj 2021, 13:50 | Përditesimi: 19 Maj 2021, 14:30
4 rrethrrotullime në 25 kilometra rrugë në autostradën Rrogozhinë-Lushnje janë kthyer prej disa ditësh në burim aksidentesh për shkak të punimeve në rrugë pa asnjë tabelë sinjalizuese apo devijim trafiku.
Shoferët rrezikojnë të përplasen në shmangie të kanaleve hapur sapo kalon rrethrrotullimet, atë të Divjakës, të Grabjanit, Plugut dhe Savrës. Efekte, kanalet
U desh zëri i ngritur në Report Tv, që Autoriteti Rrugor Shqiptar të ndërhyjë menjëherë duke zhdukur ketë rrezik, duke mbushur me asfalt gropat e hapura.
Këto tregojnë punonjës të ARRSH, të cilët vetëm pak minuta pas raportimit të problematikës në Report Tv kanë dalë në terren duke mbushur gropat por edhe duke vendosur sinjalistikën.
8 viktima për 4 ditë, drejtori i Policisë Rrugore për javën e sigurisë: Fushatë sensibilizuese, kufiri maksimal i shpejtësisë 30 km/orë
Kjo javë e sigurisë rrugore ka prodhuar një bilanc tragjik me 8 viktima për 4 ditë nga aksidentet rrugore. Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola përmes një postimi në rrjete sociale thotë se 17 Maj - 24 Maj 2021 është zgjedhur “UN Global Road Safety Ëeek” si java e 6-të Globale e Sigurisë Rrugore. Fushata sensibilizuese një javore, thotë ai, e ka theksin tek mesazhi që rrugët duhet të kenë të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes 30 km/orë.
“Java 17 Maj - 24 Maj 2021 është zgjedhur “UN Global Road Safety Ëeek" Kjo është java e 6-të Globale e Sigurisë Rrugore. Fushata sensibilizuese një javore, e ka theksin tek mesazhi që rrugët duhet të kenë të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes 30 km/orë.
Kjo nismë globale përqafohet edhe nga aktorët kryesorë të sigurisë rrugore në Shqipëri. Policia Rrugore këtë javë veç pjesëmarrjes në aktivitete, është e pranishme më shumë në zonat urbane, në lagjet e brendshme të qyteteve ku është sanksionuar me ndryshimet e Kodit Rrugor, kufiri maksimal i shpejtësisë 30 km/orë. Lëvizja me 30 km/orë mundëson që rrugët të jenë më të sigurta, më të gjelbërta dhe më të jetueshme”, thotë ai.