PRISHTINE - Lideri shqiptar socialist Edi Rama, gjatë vizitës që pati ditën e djeshme në Prishtinë, në kuadër të prezantimit të programit “Rilindje” me tematikë specifike “Për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin pas 23 Qershorit”, ka darkuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi nën shoqërinë e personaliteteve të rëndësishme politike, por edhe të bashkëshortes së tij, Lindës.
Në foton që Endri Fuga ka publikuar në rrjetin social Twitter, është e dukshme prania e ministres kosovare të Integrimit Vlora Çitaku. Figura të tjera të njohura si, Ditmir Bushati, Blendi Klosi, Petrit Selimi, Alastair Cambell dhe Arlinda Ramadani kanë qenë pjesë e kësaj tryeze.
Dje, në një fjalim prej më shumë se një ore, numri një i opozitës shqiptare, nga ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, prezantoi pikat kyçe të programit të partisë së tij për politikën e jashtme që do të ketë Shqipëria pas 23 Qershorit në raport me rajonin. Kryeministri Thaçi, nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

A do ta fitojë Edi Rama, pas Shqipërisë, edhe Kosovën?
darkë në Prishtinë me Thaçin">