VLORË- Pasi Kryeministri Edi Rama e kritikoi për pastërinë e qytetit të në Vlorës, duket se kryebashkiaku i është "futur punës me kokë".  

Report Tv sjell një foto ku shfaqet Leli teksa i hedh detergjent rrugës dhe nga ana tjetër është edhe punonjësi i Bashkisë që bën pastrimin.

Por çfarë tha Kryeministri Edi Rama për Dritan Lelin? Kryeministri Edi Rama aksionin për pastrimin e Shqipërisë e nisi nga Pylli i Sodës në Vlorë, ku nuk la pa thumbuar kryebashkiakun Dritan Leli se në vend që Vlora të ishte model është kthyer në shembullin më të shëmtuar të abuzimit me mjedisin. Rama u shpreh se nuk jemi në pyet e Amazonës, që ky territor të mos pastrohet dot nga strukturat e Bashkisë.