Kryeministri Edi Rama aksionin për pastrimin e Shqipërisë e ka nisur nga Pylli i SodësVlorë, ku nuk la pa thumbuar kryebashkiakun Dritan Leli se në vend që Vlora të ishte model është kthyer në shembullin më të shëmtuar të abuzimit me mjedisin. Rama u shpreh se nuk jemi në pyet e Amazonës, që ky territor të mos pastrohet dot nga strukturat e Bashkisë.

“Nëse Kryetari i Bashkisë do ti bjerë kryq e tërthor me makinë kësaj hapësire, mjaftojnë 3 minuta. Nuk jemi në pyjet e Amazonës, nuk duhet as ushtria, as gjysma e qeverisë, as deputetët, as vullnetarët, për të pastruar këtë territor.Vlora në fakt në vend që të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimin, për pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, për rritjen e aktiviteteve të biznesit të vogël, për mbledhjen e të ardhurave, rritjen e xhiros është paralelisht modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është e pakonceptueshme. Këtu nuk ka nevojë për ushtri dhe vullnetarë, apo që të vij unë e gjysmën e qeverisë, por mjafton kryetrari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë dhe duke i thënë qytetarëve ‘mos na ktheni prapë këtu’, pylli i Sodës të bëhet një vend ku askush nuk hedh më asnjë mbeturinë tjetër”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Vlorë: Task-forcë pastrimi për bregdetin, sanksione kryebashkiakëve që krijojnë vendgrumbullime të paligjshme plehrash! Bashkitë që mbajnë pastër vendin, paratë u kthehen pas