Fotolajm/ PD proteston "Meta ik"
nën shi...mbrohen me çadrën e LSI

Fotolajm/ PD proteston "Meta ik"<br />nën shi...mbrohen me çadrën e LSI
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar ditën e sotme përpara Parlamentit për largimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta deri në mbylljen e hetimeve për akuzat që atij i janë bërë nga ish-deputeti socialist Tom Doshi.
 
Protesta e sotme e PD është shoqëruar edhe nga shiu i cili nuk ka pushuar për asnjë moment, ndaj të pranishmit në protestë kanë pasur edhe çadra me vete.
 
Njëra prej tyre është kjo që ju shihni më poshtë, ku një qytetarë nga njëra anë është duke ngulur parullën me sloganin “Meta Ik” nga ana tjetër mbrohet nga shiu nga një çadër me mbishkrimin LSI, kryetar i së cilës është Ilir Meta.
 
Të ketë ngatërruar parullën apo çadrën vallë ky qytetarë?
 

cadra e lsi

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat