TIRANE - Pak ditë më parë Shqiptarja.com dhe TVA1 REPORT solli në vëmendje dëmtimet që po i bëhen monumentit të Pavarësisë në parkun Rinia, nga persona të papërgjegjshëm të cilët kishin zhgarravitur emrat e tyre, apo zemra.

Në redaksinë e Shqiptarja.com nëpërmjet rubrikës RAPORTONI JU një lexues na sjell një tjetër foto. Ku një person i papërgjegjshëm urinon brenda në monument.

Një sjellje aspak qytetare, tepër e rëndë që kërkon një reagim të shpejtë nga autoritetet për të parandaluar këtë përdhosje që i bëhet një monumenti historik kushtuar firmëtarëve të Pavarësisë.

Monumenti i Pavarësisë u inaugurua më 28 Nëntor 2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, dhe kur kanë kaluar vetëm 5 muaj monumentit i janë hequr pllakat anësore është gërvishtur mbi të deri dhe është përdorur si banjo publike për kalimtarë të natës.

Dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar këta njerëz të paedukatë të cilët kryejnë vepra të tilla të turpshme në mes të Tiranës, dhe për më tepër përdhosin një monument historik.

monumenti  pavaresise, turpi
(Fotoja e ardhur në redaksinë e Shqiptarja.com)


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)