Mund të ishte viktima e pestë e 21 Janarit, por plumbi i shpoi dorën dhe i preku lehtë qafën, duke ia kursyer jetën. Një tjetër plumb i mori jetën Hekuran Dedës ngjitur me të.

Kjo është dora gazetarit Fatos Mahmutaj, e shpuar nga plumbi.

dora e plagosur

Mahmutaj asokohe mbulonte kronikën në televizionin ABC, por kur Sali Berisha deklaroi në një konferencë shtypi se gazetari nuk ishte plagosur, pronari i televizionit ku ai punonte i kërkoi që ta fshihte lajmin e plagosjes, për të mos rënduar më tej pozitat e Berishës dhe Lulzim Bashës. Mahmutaj nuk e pranoj kompromisin, ndërsa përfitoi azil për shkak të rrezikut që i kanosej nga pushteti i atëhershëm.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com