FOTOLAJM/ Plisat "pushtojnë"
Beogradin, serbët nisin 'gjuetinë'

FOTOLAJM/ Plisat "pushtojnë"<br />Beogradin, serbët nisin 'gjuetinë'
Dhjetëra tifozë të grupit "Plisat" nga Prishtina kanë kaluar kufirin Kosovë-Serbi dhe janë nisur për Beograd për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare.

Tifozët kanë hyrë përmes pikës kufitare në Merdare në grupe të vogla gjatë mesnatës dhe të martën në mëngjes, ndërsa tani kanë mbërritur në Beograd.

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të “Plisave” në zona të ndryshme të Beogradit.

plisat ne beograd

























“Jemi rreth 100 tifozë. Me vete kemi flamuj kuqezi, shalla dhe bileta. Shqiptaret me flamuj drejt Beogradit: Të na arrestojnë, ne s’kemi frikë. Kemi shkuar në luftë me pushkë kunder serbëve, pse të mos shkojmë kundër tyre me bileta”, ka thënë për mediat kosovare Albert Kastrati.



plisat ne beograd
































plisat ne beograd
























plisat ne beograd






















Ndërkohe tifozë serbë janë kanë dalë në Beograd në kërkim të tifozëve shqiptarë. Lajmi se tifozë shqiptarë kanë mbërritur në Beograd për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka alarmuar vendasit.

Dy tifozë serbë, Lazar dhe Obren kanë ardhur në vendlindje nga Zvicra për të ndjekur këtë përballje. Ata kanë thënë se janë duke shëtitur rrugëve të qytetit në kërkim të tifozëve shqiptarë.  

Në pyetjen se çka do të ndodhte nëse do të takoheshin me tifozët shqiptarë në qendër të qytetit, Lazard tha: “Ajo çfarë do të ndodhte, do të raportohej sonte në lajmet qendrore”.

tifozet serb




































     ( Në foto dy tifozët serb)


Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji