Fotolajm/ Policia serbe kërkon
dronin...në çantat e kombëtares

Fotolajm/ Policia serbe kërkon<br />dronin...në çantat e kombëtares
BEOGRAD - Edhe pse ju desh t’i shpëtonin dhunës së tifozëve serbë, si dhe pritjes për rreth 2 orë në ambientet e stadiumit të Partizanit, kombëtarja shqiptare, i është nënshtruar edhe një kontrolli të imtësishëm në aerportin e Beogradit, i cili mësohet se ka zgjatur rreth 1 orë.

Fotot që qarkullojnë tashmë nëpër internet, tregojnë lojtarët e ekipit kuqezi që i nënshtrohen kontrollit të policisë serbe, pas dyshimeve të këtyre të fundit, se  në çantat e futbollistëve ishte telekomanda e dronit që valëviti flamurin shqiptar mbi Beograd.

kontrolli i lojtareve

Nga ana e tyre futbollistët dhe stafi i kombëtares kanë filmuar të gjithë kontrollin e bërë nga serbët për të mos lejuar deklarata apo pretendime abuzive lidhur me atë se çfarë kishin në bagazhe. 

Siç duket  makthi i djeshëm i kombëtares shqiptare, vazhdoi edhe jashtë ambienteve të stadiumit, ku të gjitha bagazhet e tyre i janë nënshtruar kontrollit të imtësishëm, në përpjekje të serbëve për të gjetur fajtorin e dronit, që shkaktoi irritimin e tyre. 

kontrolli i lojtareve

kontrolli i lojtareve

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji