Pas më shumë se 3 ditë reshje të dendura shiu, në të gjithë rajonin e Qarkut të Kukësit, sot në lartësinë e mëdha të këtij rajoni është shfaqur dëbora.

Kjo ka bërë që temperaturat në këtë rajon të bien ndjeshëm, një situatë kjo e paparë në këtë stinë të pranverës.

Reshjet e dëborës që kanë rënë nuk kanë qenë në sasi të mëdha, por ato kanë ndikuar negativisht në sektorin e bujqësisë, pasi fermerët e zonave përkatëse kanë mbjellë thuajse të gjitha kulturat bujqësosre që pritet të dëmtohen shumë nga rënia e reshjeve të dëborës.

Megjithatë, ekspertët e bujqësisë i kanë bërë apel fermerëve që të bëjnë kujdes kryesisht me pemtoret, pasi lënia e dëborës për një kohë të gjatë në to mund të sjellë dëmtim të prodhimit.

Sakaq, ekspertët e policisë rrugore, thonë se deri tani nuk janë shënuar problematika në drejtim të qarkullimit rrugor. 

Ndërkohë, në pikën turistike të Thethit trashësia e dëborës së rënë ka qenë më e madhe.

kukes qytet

kukes qytet

kukes

kukes

Redaksias Online
(F.T/shqiptarja.com)