Kandidati i PD-së për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu ka shpalosur sot një sërë premtimesh në sallën e pallatit të sportit në këtë qytet, ku edhe çeli zyrtarisht fushatën.
 
Mirëpo premtimet e bëra nga Shehu përpara mbështetësve të Partisë Demokratike në Dibër, janë bërë objekt ironie në rrjetet sociale.
 
Mes shumë premtimesh Shehu u shpreh se ai do ndërtojë stadiumin e Dibrës kur Basha të jetë kryeministër dhe paratë për stadiumin ai do i gjejë me vizion. Ka mjaftuar ky premtim i Sherefedinit, dhe rrjetet sociale kanë filluar të ironizojnë.
 
sherefedin shehu
(Premtimet e Shehut, ironi në rrjetet sociale)

Një tjetër premtim i Shehut ishte edhe Rruga e Arbrit, premtim ky i stërpërsëritur nga PD-ja pasi që prej vitit 2005 ky subjekt politik u ka kërkuar votën qytetarëve të Dibrës në këmbim të realizimit të kësaj rruge, mirëpo asgjë nuk u bë gjatë 8 viteve të qeverisjes së djathtë.
 
Nisur nga këto dy premtime të Sherefedin Shehut pyetja që shtrohet është: A mund të fitojë kandidati i PD-së besimin e qytetarëve dibranë? /Lexo.al

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com