Partia Demokratike organizoi këtë të enjte, nën siglën e FRPD-së, disa protesta njëherazi, përpara institucioneve shtetërore, në ditën e Rinisë.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e shumë syresh është pjesëmarrja në tubimin e zhvilluar përpara Kryeministrisë. Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, pak se 300 protestues, i janë bashkuar thirrjes së PD për të kujtuar me protestë rrëzimin e diktaturës dhe vendosjen e pluralizmit politik, 26 vjet më parë.
Kujtojmë që PD organizoi edhe 8 dhjetorin e kaluar një protestë përpara Kryeministrisë e cila ishte e dhunshme. Ndërtesa qeveritare u qëllua me gurë të shkulur nga Bulevardi si dhe tymuese, ndërsa më pas u spostua te Ministria e Brendshme, ku iu vu flaka bunkerit- muze.
Për nga pjesëmarrja, tubimi i një viti më parë as që mund të krahasohet me miniprotestën e sotme (edhe shoqatat mbledhin më shumë njerëz). Dhe këto foto e dëshmojnë qartë.
Në një kohë kur, burime pranë PD thanë për Shqiptarja.com se kjo protestë do shërbente si test për forcat e opozitës, 6 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare. Por rezultati është zhgënjyes dhe siç duket, tkurrja e opozitës vijon e s'po ndalet.
Për skeptikët e këtyre fotove, për këdo që mund të verë në dyshim vërtetësinë e tyre, mjafton të kujtojmë që në sfond të tyre duken zbukurimet e Bashkisë së Tiranës për festat e fundvitit si dhe flamuri kombëtar, i mbetur aty që prej festës së Pavarësisë dhe Çlirimit.

(Protesta e PD sot përpara Kryeministrisë)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO
e PD-së përpara Kryeministrisë">