TIRANË - Një konferencë e paraljamëruar në Ministrinë e Shëndetësisë për përditësimet me informacionet e fundit nga situata e koronavirusit, është e para që e ka shkelur vetë rregullat bazike të mbrojtjes dhe parandalimit.
Në sallën e ministrisë, karriget për të prnaishmit janë vënë afër njëra-tjetrës, dhe personat janë ulur pranë njër-tjetrit, ku bie në sy se vetëm një zonjë ishte me maskë.
Në mesin e të pranishmëve, veç gazetarëve, kameramanëve, ishin edhe epidemiologët e rretheve.
Por më tej, përpara se seanca të niste, të gjithë mjekët epidemiologë u larguan nga organizatorët.