“Mjaft skandaloze”. Kështu është vleresuar kjo foto e pa publikuar më parë e Lady Dianës.
Fotoja paraqet princeshën e ardhshme në një shtëpi malore duke buzëqeshur ndërsa është ulur në prehërin e një djali të moshës së saj që lexon një libër.
Pranë tyre shikohet edhe një shishe uiski.Një tabloid në Londër e kishte gjykuar si shumë të papërshtatshme si foto për ta publikuar dhe në fakt mjaft mirë duket mbishkrimi "not to be published" (" jo për publikim", shënuar me një rreth vizues).Tashmë fotoja bardhë e zi, me përmasat 20x25 cm, do të dalë në një ankand në SHBA.
Nga ana e pasme e fotos është shkruar data 26 shkurt 1981, dy ditë pas lajmërimit nga Buckingam Palace për dasmën mes princit Karl dhe Diana Spencerit. Fotoja është gjetur në një fond privat të Caren Archive e cila shtatë vjet më parë kishte blerë arkivin fotografik të Daily Mirror.
Një foto e tillë mund të shitet me cmimin prej një mijë dollarë, por mbishkrimi "për të mos u publikuar" mund të rrisë çmimin e saj. Ankandi në internet do të mbahet nga 17 deri në 24 janar.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com