Zona e Bllokut në Tiranë është një ndër më të frekuentuarat, por shpesh qytetarët përballen me trafik të rënduar.

Në këtë foto që ka siguruar Shqiptarja.com shihet qartë arsyeja përse bllokohet trafiku, qëndrimet dhe parkimet e gabuara të mjeteve. Në këtë foto, shihet se si mjet i cili po qëndron në një pozicion të papërshtatshëm shkakton kaos në rrugën kryesore të Bllokut, ndërsa dallohet teksa shkarkon disa bidonë me ujë.

Në fakt trafiku në Tiranë është kaotik në të gjitha rrugët, me policinë rrugore që është krejtësisht e paaftë për ta rregulluar. Semaforët funksionojnë keq dhe pa logjikë, ndërsa shoferët shpesh nuk tregojnë asnjë disiplinë.