TIRANE - Pas mbylljes së sesionit parlamentar, ku janë miratuar disa reforma të rëndësishme, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kanë marrë zyrtarisht pushimet.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama ka hedhur një foto ndërsa shkruan “Kur dielli bie në shtrat...”.



rama pushime
































Ende nuk dihet se ku po i  bën kryeministri Rama pushimet, por vitet e tjera ai i ka bërë në jug të Shqipërisë. Ndërkohë, ashtu siç ishte parashikuar, qeveria ka marrë pushimet, ku sot ishte mbledhja e saj e fundit, për t'u rikthyer në punë më 26 gusht.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)