Që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, di të jetë i qetë, këtë e kemi konstatuar gjatë mbledhjeve parlamentare, ku edhe vetë pozicioni i tij, e ‘detyron’ të predikojë paqen dhe qetësinë. Dimë gjithashtu që ai di të jetë edhe një baba e bashkëshort i devotshëm dhe shumë i dashur.

Këto virtyte të tij Kryetari i Kuvendit i ka ndarë me të gjithë pjesëmarrësit gjatë aktivitetit sensibilizues mbi cështjet e barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit me rastin e ditës ‘Portokalli’. Kjo ditë është përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë, si simbol i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe diskriminimit.

Aktiviteti mblodhi në ambientin e Kuvendit, nxënës të shkollave të Tiranës dhe studentë të Akademinsë së Arteve, të gjithë mbështetës të kësaj fushate sensibilizuese.
meta
meta
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)