TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë inauguruar ambientet e reja të rikonstruktuara të stacionit të zjarrfikësve në rrugën “21 Dhjetori” në Tiranë.
Pjesë e ambienteve të rikonstruktuara ka qenë edhe një tavolinë ping pongu, ku kryeministri Rama dhe ministri Tahiri e shfrytëzuan për të zhvilluar një lojë mes tyre.
Ndërkaq, në fjalën e tij kryeministri Rama vlerësoi ambientet e reja duke nënvizuar se kjo është një ndër përpjekjet e përbashkëta që ka përfunduar me sukses. Shefi i qeverisë theksoi se i janë kthyer zjarrfikësve kushtet e nevojshme të punës së tyre, duke u dhënë atyre një transformim rrënjësor.
“Është një ndër përpjekjet e përbashkëta që përfundon me sukses. Kemi kthyer kushtet e nevojshme për zjarrfikësit, transformim rrënjësor.” tha Rama
Ndërsa Ministri Tahiri tha se rikonstruksioni i këtyre ambienteve ka rritur shërbimin ndaj qytetarëve. Tahiri u shpreh se standardi i ri i shërbimit të zjarrfikësve tashmë është në raport me ngjarjet dhe ndaj qytetarëve të kryeqytetit.
“Rikonstruksioni i stacionit të zjarrfikësve rrit shërbimin ndaj qytetarëve. Standard i ri i shërbimit të zjarrfikësve në raport me ngjarjet dhe ndaj qytetarëve.” u shpreh Tahiri
Ambientet e reja të stacionit të zjarrfikësve në zonën e “21 Dhjetorit” pritet të rrisin cilësinë e shërbimit të zjarrfikësve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO