Fotolajm/ Rama i veshur kuqezi
në vizitën e tij në Beograd

Fotolajm/ Rama i veshur kuqezi<br />në vizitën e tij në Beograd
BEOGRAD - Në vizitën historike në Beograd të kryeministrit Edi Rama, ajo që ka rënë në sy krahas të tjerave, ishte edhe veshja e tij, nën ngjyrat kuqezi, me kostumin e zi, dhe kollaren e kuqe.
 
Siç duket shefi i qeverisë shqiptare është kujdesur edhe për pamjen e tij të jashtme, si për të dhënë një mesazh të qartë, për ngjyrat kuqezi në Beograd.
 
Kjo pasi kryeministri Rama, ashtu edhe siç pritej foli në emër të të gjithë shqiptarëve, si për marrëdhënien e brishtë Serbi-Shqipëri ashtu edhe për dialogun Serbi-Kosovë, dhe njohjen nga ana e shtetit serb të pavarësisë së shtetit më të ri shqiptar.
 
Kjo shkaktoi edhe tension në debatin mes dy kryeministrave, por nuk i zbehu ngjyrat kuqezi të veshjes së kryeministrit, si dhe fjalën e tij në emër të të gjithë shqiptarëve. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK  (VIDEO)

La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK (VIDEO)