TIRANE - Pas takimit që pati sot në Tiranë me komisionerin evropian të Zgjerimit, Stefan Fyle, Rama niset drejt Lisbonës në Këshillin e Internacionales Socialiste.
Ashtu si edhe në takimin me Fylen, ku në fokus ishin zgjedhjet e 23 Qershorit, kryesocialsti shkruan në Twitter se edhe në Lisbonë do të diskutohet po ashtu për zgjedhjet.
“Pas bisedës shumë të frytshme me Komisionerin Fule, për Lisbonë në Këshillin e Internacionales Socialiste ku do diskutohen po ashtu zgjedhjet”, shkruan Rama në Twitter.
Lajmi është publikuar në formën e një statusi në rrjetin social Twitter, ku numri 1 i opozitës e ka shoqëruar edhe me një karikaturë. Partia Demokratike, e simbolizuar si një gomar, me njërën dorë i thotë popullit: Shiko PS-ja po bojkoton zhvillimin ekonomik, dhe me dorën tjetër i vjedh nga xhepi portofolin popullit.

(Karikatura e postuar nga Rama në Twitter)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com