Filmi dokumentar “Mendoj për ty” që i është dedikuar grave e vajzave të Kosovës që u përdhunuan nga ushtria serbe në vitin 1999, ka mbledhur sot në COD (Qendrën për Hapje e Dialog) në kryeministri gra politikane, përfaqësuese të shoqërisë civile, medias etj, ku prezantimi i filmit u bë nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Filmi Mendoj per ty tek KM

jahjaga
 
Por, ajo çka ka rënë në sy është fakti se, me ikjen e Kryeministrit Edi Rama në Belgjikë, gratë deputete të Partisë Demokratike kanë “pushtuar” kryeministrinë.

Filmi Mendoj per ty tek KM
 
Siç e shihni edhe nga fotot, të pranishme në Qendrën për Hapje e Dialog kanë qenë të pranishme Albana Vokshi, Majlinda Bregu, deputetja e PDIU Mesila Doda, ndërkohë që të pranishme kanë qenë edhe deputete gra të Partisë Socialiste si: Arta Dade, Evis Kushi, Valentina Leskaj etj.

Filmi Mendoj per ty tek KM

Filmi Mendoj per ty tek KM

Filmi Mendoj per ty tek KM

Filmi Mendoj per ty tek KM

Filmi Mendoj per ty tek KM
 
Në aktivitetin e organizuar nga kryeministria, Ministria e Mirëqenjes Sociale e Rinisë dhe Instituti për Kontratë Sociale, Presidenten Atifete Jahjaga e ka pritur Zëvendës Kryeministri, Niko Peleshi duke qenë se Kryeministri Rama është në një vizitë zyrtare në Belgjikë.

Filmi Mendoj per ty tek KM

Filmi Mendoj per ty tek KM
 Foto të tjera..


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)