Nga Ohri Kryeministri Rama ka shpërndarë në Facebook një foto, ku shihet pranë kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kreun e BDI, Ali Ahmetit.

Në mbishkrimin e fotos kryeministri shkruan “Vëllezër të hapur”, duke treguar mbështetjen e politikanëve në foto për nismën e Ballkanit të Hapur.

“OPEN BROTHERS, *Ohër”, shkruan Rama përbri fotos.

Kujtojmë se këtë të mërkurë u mbajt në Ohër samiti i radhës i nismës ”Open Balkan”, ku pjesëmarrës për herë të parë ishin dhe liderë nga Mali i Zi e Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që mungonte kryeministri i Kosovës Albin Kurti.