FOTOLAJM/ ‘Kënaqësi e privilegj’, Rama merr ekspertin e Merkel, do jetë këshilltari i kryeministrit për ekonominë e financat

FOTOLAJM/ ‘Kënaqësi e privilegj’, Rama merr ekspertin e Merkel, do jetë këshilltari i kryeministrit për ekonominë e financat

Edi Rama dhe Lars-Hendrik Röller

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto në rrjetin e tij social Facebook ku duket krah këshilltarit për ekonominë e financat në Gjermani, Lars-Hendrik Röller. Rama shkruan përbri fotos se me të pati dy ditë diskutime intensive dhe të dobishme. Përmes këtij postimi Rama bën me dije se tashmë ish këshilltari i Merkelit do jetë edhe për vendin tonë në fushën e ekonomisë dhe financave. 

“Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme.

***Lars-Hendrik Röller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kandelares Angela Merkel. Në këtë rol drejtoi ndër të tjera edhe ekipin e negociatorëve gjermanë në forumet G7 dhe G20.

Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD.”- shkroi Edi Rama.

Lars-Hendrik Röller është një ekonomist gjerman i cili shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm për Politikat Ekonomike dhe Financiare në Kancelarinë Gjermane nga viti 2011 deri në 2022 dhe u bë këshilltar ekonomik të kancelares Angela Merkel. Ai më parë ka qenë president i Shkollës Evropiane të Menaxhimit dhe Teknologjisë (ESMT) në Berlin. Në vitin 2002, atij iu dha çmimi Gossen si mirënjohje për kontributin e tij në ekonominë industriale empirike.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/12/2022 03:22

    Tani do te na shkojne punet ne rregull! Nje koke gjermani dhe nje koke shqiptari,qe te dy te forta si dru,qe te dy ngulin kembe te e vetja.Kombinacion i shkelqyer!!

    Përgjigju
  • Ich: 12/12/2022 02:53

    Polakët i luftuan Gjermanët për 4 vite dhe 50 vitet e ardhme shitën gjithçka patën vetëm të marrin një vizë pune në Gjermani derisa u bashkuan përsëri në BE.

    Përgjigju
  • Toni Blair: 11/12/2022 23:09

    Është një personalitet i pazëvendësueshëm. Shpresojmë të trajtohet si investitor strategjik. Ti japim me konçesion qeverinë

    Përgjigju
  • Sara: 11/12/2022 20:35

    Tani do ham me lug floriri si ne kohen e xhaxhit fal udheheqjes se lavdishme te Edi Rames dhe ktij profeti gjerman

    Përgjigju
  • Or tej: 11/12/2022 19:26

    Keshilltaret si pune e Blair-it apo Roller nuk e duan sufllaqen vetem me patate or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Mondi: 11/12/2022 18:58

    Shum lajm i mire per te gjithe ne,shpresoj qe tani te kemi shume zhvillim

    Përgjigju
  • tosi: 11/12/2022 18:49

    z. lars do te na ndihmoj shjme vendin tone me rritje e eknonomis se vendit tone

    Përgjigju
  • titi: 11/12/2022 18:49

    arritje e jashtzakoncme dhe besoj se do ti sherbej shume vendit tone

    Përgjigju
  • Besi: 11/12/2022 18:14

    Lajm shum i mire per qeverine tone

    Përgjigju
  • Oligert: 11/12/2022 17:51

    Me gjithe pervojen qe ka besoj eshte i duhuri per postin pavarsisht se si gjithmone do ja gjej sala nji bisht se nuk i rrihet atij pa nxjerr noj budallik

    Përgjigju
    • Thoma: 11/12/2022 20:10

      Pershendetje!reklamat gjithmon Jan provokuese dhe te terheqin , edhe Toni bler ka qen keshilltar I kryeministrit . Di vetem si artist me rolin e kryeministrit ka bere gjera te bukura per vendin dhe qe I duam .si kryeminister per eknonomin .ka 12 vjet .per mua asgje ska ber per popullin .njerezit nuk duan reklama ,duan te ngopin barkun me buk ,te ken mundesi te jetojm si cdo njeri normal nese jetojm ne kontinentin europian ,mos te krahasohemi me vendet e treta per ekonomi . Konkretisht mendimi Im esht patriot dhe I esht perkushtuar shqiperis ,por nuk esht per kryeminister ti japi mundesi popullit te jetojn ne shqiperi . E ka fajin korrupsioni .por gjithsesi 12 vjet nese do ishte do kishte krijuar politika ekonomike te mund te jetoj cdo njeri ne shqiperi ,Jo vetem per mashtruesit,mafjen,politikanet .por per popullin e thjeshtttt

  • Arbërori: 11/12/2022 17:26

    Hahahaha mashtrim i radhës nga Edvin shkjau shqipfolës tradhtari i shekullit

    Përgjigju
  • Paul: 11/12/2022 17:24

    do ishte mire qe te merrje dhe keshilltar gjerman per planet urbanistike ,o edi rama,,,,dhe shkatarrimin e pallateve te shemtuar ne bregdet tirane,,,durres,,lezhe,,shkoder e kudo....ne bashkepunim me i.k.m.t.

    Përgjigju
  • Ledi: 11/12/2022 17:19

    Vertet qe pas ardhjes se keti mendoj do kemi shum zhvillim

    Përgjigju
  • Nori: 11/12/2022 17:04

    Vendi yne domarre akoma dhe me shume zhvillim

    Përgjigju
  • Eri: 11/12/2022 17:04

    Eshte e vertete qe eshte privilegj shume i madh per vendin tone

    Përgjigju
  • Eni: 11/12/2022 16:58

    Bjeri nga jashtë te gjithe ministrat,se me keta hajduta qe ke vene nuk ke gje ne terezi,kabineti jot nuk di gje tjetër vec me vjedh dhe me u pispillos

    Përgjigju
  • Babaloku: 11/12/2022 16:38

    Meqe e thau fare me kshilla tony blair tani e ka radhen ky i merkelit

    Përgjigju
  • Gentos: 11/12/2022 16:35

    Duhet stabilitet politik per te josh me shum te huaj ne Shqiperi!

    Përgjigju
    • Thoma: 12/12/2022 00:04

      Pershendetje! Ti e ke mire , Po si ?ne si komb na kane zapruar shushunjat e morrat ,nese nuk del nje ilac ti zhduki ,ska shance .une personalisht Po vuaj nga cmendurirat qe kane bere te pangopurit ,por shpresoj sepse ajo me ka ngelur ,se Shba dhe eu dine shum Mir si investojn : I presin krahet pellumbit ( me preversa gjyqtar e avokat qe heqin) e pastaj do fillojn me shushunjat e morrat ti pastronj .ky esht mendimi im

  • ard: 11/12/2022 16:28

    nga vera e vitit 2022 ky i ndricuar eshte keshilltar prane firmes BlackRock...

    Përgjigju
  • Eno: 11/12/2022 16:15

    Person me nje bagazh mjaft te madh njohurish dhe eksperience ne zhvillimin e konomik

    Përgjigju
    • Thoma: 12/12/2022 00:23

      Pershendetje! Jam dakort me ty , por dua te bej nje pyetje ! A kemi lindur te gjithe si bebe pa dituar asgje cfar na Pret ne jete ? Perse kurr rritemi zhgenjehemi ? Sepse nese duhet te jetosh ne shqiperi ,prindi duhet te jet ose hajdut, kriminel ,mashtrues ,servil I ndonje Klani partiak ose me e shpifura politikan . Perse ? Se nuk behet shqiperia me shqiptare ? Apo se kan pasur te drejt perendimoret ne 1913 te ndajn shqiperine, se ne vjedhim njeri tjetrin ? Se ne jemi xheloz Satana ,nuk mendojn si te gjejm menyra te behemi me Mir se gjitoni ,por SI ta shkatertojm gjitonin apo komshiun .une personalisht jam 53 vjec ,mendoj se sinqerisht ne nuk mund te ecim perpara me drejtues shqipetar ,qofsha I gabuar dhe kete deshiroj , te jem une I gsbuar

  • Ani: 11/12/2022 16:15

    Personi i duhur per zhbillimin e shqiperis

    Përgjigju
  • Marksi: 11/12/2022 15:46

    Dhe jo vetem, por sidomos shquhet per seriozitetin ne skandalin Wirecard ne Gjermani. Si duket, me kete rast ploteson edhe nje nga kriteret kryesore Ramiste-ukdite e pista.

    Përgjigju
    • ard: 11/12/2022 16:27

      roli i tij ne skandal eshte ai i ndermjetesuesit... akoma deri sot kjo historische ngelet e pa sqaruar....

  • UKU MOMLIT: 11/12/2022 15:19

    Keshilltaret europiane të kryerilindasit qofshin ata te ToniBler apo edhe ky i AngelaMerkel-jane fasada qe kryesociopati realizon per te hedhur hi syve popullit shqiptare se krimi e korrupsioni shteteror qe dirixhohet nga ai personalisht nuk ndodh në Shqiperi. Keta keshilltarë janë kripa dhe erzat qe bejne korrupsionin shqiptar me te shijshem ne Angli,Gjermani e deri ne AMERIKËN që e duam aq shume ne shqipot e gadishullit Ilirik. Sna mbetet urim tjeter:Kryeminister thefsh qafen sa me parë bashkë me salihun+liken!

    Përgjigju
  • redi: 11/12/2022 15:18

    Hoqe Shkelqim Canin dhe vure qefliun e lekut Arben Ahmetaj dhe dhe me koncension cdo rruge dhe kompani shteterire sot thua me jenaqesi se mire keshilltar per ekonomine dhe financat keshilltarin e zonhes Merkel .E habiteshme !Nuk e dime se cfar ekonomie do drejtoj zoti Roller kur diget qe vetem qeveria nuk eshte dhene me koncension .Modeli ekonomik rrumpall qe zor se mund ta analizojne dhe nobelistet ne ekonomi .I more voten socialisteve dhe i dhe modelin ekonomik shkaterrues te neoliberaleve te dharhte,prandaj sot oligarket te komandojne me kontrats 35 vjecare kur nandatin e je oer 4 vjet.Turp oer 10 vjet qe je ne pushtet ,pa mohuar punen e madhe ne rilindjen urbane dhe rurale qe tregon vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën