Ora 09:40 e mëngjesit të së Hënës shënoi dhe mbërritjen e kryeministrit Edi Rama në Beograd, vizita e parë pas 7 dekadash e një kryeministri shqiptar në Serbi. I shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bushati, i Ekonomisë Ahmetaj, një grup gazetarësh e sipërmarrësish, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kreu i qeverisë mbërriti në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nën masa të larta sigurie.
Rama u prit në aeroport me një ceremoni shtetërore, ndersa u vu re mungesa e flamurit shqiptar. Kryeministri dhe dy ministrat u priten ne nje takim mikrprites ne aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë Iciva Dacic dhe ambasadori jonë në Serbi, Moçka.
Kryeministri Rama dhe delegacioni u nisën nga Rinasi rreth orës 08:30 dhe udhëtuan me një avion të Bosnje-Hercegovinës. Ndryshe nga vizitat e tjera jashtë vendit, Rama është shoqëruar nga 6 truproja të gardës së Republikës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com