FOTOLAJM/ Rama vizitë SHBA, ia
kontrollon pasaportën polici shqipta

FOTOLAJM/ Rama vizitë SHBA, ia<br />kontrollon pasaportën polici shqipta
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë një vizitë disa ditore.Në kuadër të kësaj vizite, kreu i qeverisë, të mërkurën, më 15 Tetor do të mbajë fjalën e hapjes në ‘GEM 2014’ në Universitetin e Harvardit.

Ndërsa një ditë më pas, Kryeministri Rama është i ftuari i posaçëm i Forumit Kenedi në Universitetin e Harvardit. Po të enjten, 16 Tetor, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në panelin ‘Qytetet dhe Inovacioni’ në Harvard Kennedy School.

Ndërkohë me të mbërritur në SHBA, Kryeministri Rama ka postuar një foto me policin shqiptar që i kontrolloi pasaportën në aeroportin e Bostonit.“Me Mirin, polici amerikan nga Pogradeci që sapo kontrolloi pasaporten time në aeroportin e Bostonit”, shkruan Kryeministri Rama.

edi rama










































Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim