TIRANË - Rreshjet e dendura të shiut të ditës së djeshme (1 maj) përveç përmbytjeve që sollën në disa zona të kryeqytetit, në Laprakë rreth orës 22:30  shkaktuan rrëzimin e një pemë shumë vjeçare me përmasa të mëdha.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Gjergj Legisi” në stacionin e autobusave të Laprakës dhe për shumë minuta rruga mbeti e bllokuar për kalimin e automjeteve.
Nga rrëzimi i pemës u dëmtua dhe një automjet tip Benz që ndodhej i parkuar aty pranë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje mbërritën efektivë të policisë rrugore që devijuan kalimin e automjeteve dhe policë bashkiak.

Ndërsa deri në minutat e para pas mesnatës rruga ka qënë ende e bllokuar teksa pritej që të mbërrinte një fadromë për zhbllokimin e saj.

pema e rrezuar me logo
(Në foto: Pema e rrëzuar në stacionin e autobusave në rrugën 'Gjergj Legisi' në Laprakë)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)