FOTOLAJM/Shembje 600 metra larg
tunelit të Krrabës, bllokohet rruga

FOTOLAJM/Shembje 600 metra larg<br />tunelit të Krrabës, bllokohet rruga
Tiranë -Është bllokuar autostrada Tiranë – Elbasan për shkak të shembjeve të mëdha rreth 600 metra pas daljes nga tuneli. Nga shembjet është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe dyshohet se është dëmtuar edhe një automjet. Raportohet se nga shembja e dherave nuk ka të lënduar apo të plagosur në njerëz. Qarkullimi është bllokuar në njërin kah të rrugës për më shumë se 2 orë.

Tre fadroma mbërritën në vendngjarje, të cilët ndihmuan në largimin e gurëve dhe dherave në rrugë. Tashmë automjetet kanë vijuar qarkullimin për në Elbasan në aksin e vjetër të këtij segmenti dhe autoritetet bëjnë thirrje që të vazhdohet në këtë aks pasi ekzston mundësia që të ketë përsëri shembje dherash. Autostrada Tiranë – Elbasan u inaugurua nga Kryeministri Berisha para disa javësh, ende pa u përfunduar plotësisht, si një nga veprat dhe projektet më madhore që do të lidhë boshtin e jugut. Por, vetëm disa javë pas inugurimit shfaqen problemet e para të këtij tuneli.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara